Kombëtarja e Francës ka fituar minimalisht ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të parë të tyre në Kampionatin Evropian, EURO2024.
Franca mori tre pikët e para në këtë event, duke fituar me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe lëndoi hundën e tij në fundin e takimit, me ç’rast edhe iu detyrua largimi nga ndeshja.
Pas takimit, Deschamps tha se gjendja e tij nuk duket e mirë.
“Hunda e Kylian nuk është aspak mirë… Është padyshim ana negative e kësaj mbrëmje”, tha trajneri francez për T1.
/GazetaBlic Sport