Lajme

Diçka që na ka munguar, shijoni momentet unike e pamjet magjike tek “Mulliri me Erë”

05/07/2024 14:18
nga:Sh R

Hotel Restarurant “Mulliri me Erë”, gjendet në një vend mjaft të veçantë të zonës së Hasit, mes fshatrave Zym dhe Karashëngjergj.

Një lokacion i përkryer për të gjithë ata që dëshirojnë diçka më ndryshe se përditshmëria, me një pamje mahnitëse të maleve të Zymit.

Hotel Restaurant “Mulliri me Erë”, ka në dispozicion rreth 9 dhoma gjumi, ku ofrojnë qetësi dhe komoditet për të gjithë mysafirët që e vizitojnë atë vend.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me kondicioner dhe sistem ngrohje, TV dhe WI-FI, si dhe me banjë private.

Projektuar me kujdes, ky vend është kombinimi perfekt i komoditetit dhe rehatisë, ku ju ofron gjithçka që ju duhet për të pushuar.

Përveç kësaj, “Mulliri me Erë”, ju ofron një ambient të ngrohtë, shërbime cilësore e mbi të gjitha, ushqim të mrekullueshëm.

Shijoni magjinë e maleve të Zymit, në Hotel Restaurant “Mulliri me Erë”, përjetoni komoditet dhe ushqime cilësore