Lajme

“Diçka e re ka ndodhur”, Nushi: Plani franko-gjerman është në prag të nënshkrimit

02/07/2023 23:56
nga:Genita C

Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi vlerësoi se tashmë Kosova është në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

Madje sipas Nushit, propozimi i këtij plani ka ardhur nga rezultatet e Qeverisë Kurti që dy vite.

“Pranimi që Kurti e ka bërë dje, është pak më i veçantë sesa ato fazat fillestare të nëntorit. Veçantia tani qëndron se tani po futemi në fundin e kësaj faze të dialogut. Prej që Kurti është në pushtet, po bëhen dy vite, ky është në pjesë të dialogut të Brukselit, të ndërmjetësuar nga Lajçak. Si rezultat i këtij dy vjeçari, ka ardhur plani franko-gjerman, të cilin ne nuk e kemi parë askush. Ky është fundi i fazës së parë të dialogut, prandaj ai është plani i cili ose e pranon, ose e refuzon”, deklaroi Nushi në emisionin “Info Nata”.

Njëherit, Nushi tha se me pranimin e bërë dje nga kryeministri Albin Kurti është treguar që plani franko-gjerman nuk ka më çfarë të ndryshohet dhe se tani është në prag të nënshkrimit.

“Përveç pranimit të Kurtit, patëm edhe deklaratat e ndërmjetësve, ku e përgëzuan Kurtin për pranimin e këtij plani. Pra, diçka e re ka ndodhur”, theksoi tutje Nushi.