Sporti

Diaz: Luajtëm një lojë të mrekullueshme ndaj Atleticos

11/25/2021 10:41
nga:E K

Milan fitoi dje në transfertë ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Piolit arriti fitore me golin e vetëm të shënuar nga Messias, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore ka reaguar lojtari i Milan, Brahim Diaz i cili tha se “Rossonerët” treguan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës spanjolle.

“Mendoj se kemi luajtur një lojë të shkëlqyer, atë që dimë të luajmë”, tha Brahim Diaz në konferencën e tij për shtyp.

“Ne e merituam fitoren duke luajtur futboll të madh. Tani duhet të shohim përpara në ndeshjen finale dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne jemi në terren kundër Liverpoolit, e dimë se sa të mirë janë, por ne duam të fitojmë”.

“Mendoj se Atleti është një ekip shumë i fortë me shumë kampionë në skuadër, por ne dolëm atje sonte për të luajtur futboll dhe ia arritëm”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/