Sporti

Diaz: Babai im dhe Ibrahimovic kanë moshën e njëjtë, suedezi ende po bën dallimin!

12/01/2021 18:24
nga:Lorik J

Brahim Diaz ka dhënë lavdata për bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovic.

Edhe pse ai tregon se Zlatan Ibrahimovic (40 vjeçar) është në të njëjtën moshë me babain e tij, Brahim Diaz pranoi se bashkëlojtari i Milanit është një lojtar shumë i rëndësishëm në skemën e skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ibrahimovic është në të njëjtën moshë me babain tim”, tha fillimisht Brahim Diaz.

“Ai është si Benjamin Button dhe mund të luajë për shumë vite të tjera. Ai ende bën dallimin. Ai më thotë atë që di dhe atë që duhet të bëj. Më thotë se kam shumë talent dhe duhet ta ndihmoj skuadrën”, tha mesfushori duke folur për DAZN.

Vlen të potencohet se sonte Milanit takohet me Genoan me fillim nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport