Lajme

Diaspora u dha mbi 75 % të votës, VV i falënderon pasi KQZ i numëroi: Pjesë e rëndësishme e fitores

06/17/2026 16:00
nga:L J

Lëvizja Vetëvendosje, ka falënderuar mërgatën pas përmbylljes së numërimit të votave me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike, ku kjo parti ka dalë e para.

VV’ja, është shprehur falënderuese ndaj qytetarëve të vendit dhe mërgatës.

“Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%”, është deklaruar nga VV’ja, ndër tjerash.