Lajme

Diaspora i huazon krejt makinat rent-a-car

08/13/2021 21:00
nga:M K

Kompanitë që lëshojnë vetura me qira këto dy muaj, janë në vlugun e madh të punës.

Ata po thonë se shpesh po duhet që t’i refuzojnë klientët për shkak të kërkesës së madhe që kanë.

Arsyeja kryesore e shtimit të kërkesave del të jetë ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Çmimet e huazimit të veturave, për një ditë, janë nga 25 deri në 30 euro, për makina më ekonomike. Ato luksozet hipin deri në 200.

Në periudhën e “vlimit” të mërgimtarëve u shtohet puna edhe taksi kompanive. Pronari i njërës prej tyre që foli me kushte anonimiteti, tha se për shkak të kërkesave të shtuara ndodhin vonesa deri në 40 minuta për të shkuar në vendin ku pret pasagjeri. Në ditë normale, për këtë duhen rreth pesë minuta.