Lajme

Diaspora ‘dembele’, më pak ‘vota’ se më 2021

12/27/2024 21:05
nga:Y I

Mijëra kërkesa të qytetarëve për të votuar jashtë vendit janë në filtrat e Komisionit Qendrorë Zgjedhor, që thotë se punën po e kryen brenda afateve.

Bashkë me ato që ende nuk morën dritën e gjelbër, shifra e aplikimeve tejkalon 100 mijë-shin.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, megjithëse afati aplikimit ishte më i shkurtër, numri aplikacioneve të pranuara ishte më shumë se 130 mijë, e që pas vlerësimit të drejtën për të votuar nëpërmjet postës patën fituar mbi 102 mijë persona.