Sporti

Diard Redenica, talenti i ri që po spikat te KF Rilindja

10/03/2026 18:09
nga:Mergim Rreci

Diard Redenica është një nga portierët e rinj që po premtojnë shumë për të ardhmen e futbollit kosovar.

Vetëm 14-vjeçar, Redenica aktualisht është pjesë e grupmoshës U15 të KF Rilindjes, ku po tregon paraqitje të mira dhe po vazhdon të zhvillohet si një portier me perspektivë.

Me herët Redenica ka qenë pjesë edhe e akademive të 2 Korrikut dhe FC Prishtinës, duke kaluar nëpër disa prej ambienteve të njohura të futbollit të të rinjve në Prishtinë.

Me potencialin që posedon dhe me rrugëtimin që ka nisur në moshë të hershme, shumë pritet nga Diard Redenica në vitet e ardhshme.

Objektivi i tij është të vazhdojë të punojë fort, të fitojë eksperiencë dhe një ditë të bëhet një nga portierët e spikatur të futbollit kosovar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SportsGraphicKS (@sportsgraphic_ks)


www.instagram.com