Lajme

Dialogu me Serbinë | Ismet Kryeziu me porosi të qartë për Presidencën, Qeverinë dhe Opozitën

02/01/2022 20:01
nga:Gazeta Blic

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka dhënë një porosi të qartë për krerët e institucioneve vendore dhe atyre të partive politike, rreth dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Kryeziu thotë se konsensusi i nevojshëm politik për epilogun e dialogut duhet të arrihet pas shterimit të diskutimeve mes presidencës, qeverisë dhe partive politike opozitare. Përndryshe, dialogu pa afat kohor, parime dhe synime të qarta, do të na mbetet barrë në qafë dhe nuk do të na lejojë të lëvizim nga politikat populliste e defanzive.

Ai shton se nuk është më problem asociacioni e as asnjëra temë më vete, por përgjegjësia për të përmbyllur dialogun.

Shkrimi i plotë nga Ismet Kryeziu: 

Kur të gjithë mendojnë njësoj, thuhet se askush nuk mendon!

Konsensusi i nevojshëm politik për epilogun e dialogut duhet të arrihet pas shterimit të diskutimeve mes presidencës, qeverisë dhe partive politike opozitare. Përndryshe, dialogu pa afat kohor, parime dhe synime të qarta, do të na mbetet barrë në qafë dhe nuk do të na lejojë të lëvizim nga politikat populliste e defanzive.

Për më shumë se dhjetë vite, në mungesë të kohezionit të nevojshëm politik, vendimmarrjes së përgjegjshme, ne kemi shtyrë në një cep të tryezës çështjet e nxehta, por asnjëherë e as sot nuk kemi arritur t’i heqim nga tryeza. Më e keqja do të na ndodhë kur terreni ynë politik të ngushtohet dhe të jemi në situatën “merre ose lëre”.

Nuk është më problem asociacioni e as asnjëra temë më vete, por përgjegjësia për të përmbyllur dialogun.