Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi, i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq, se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë.
Ai këto deklarime i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ministrin serb, para darkës së punës së 27 ministrave të Jashtëm anëtare të BE-së dhe vendëve të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter komisionari i BE-së tha se me ministrin serb diskutuan për invazionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, ka shkruar ai.
Në Brukesel ndodhet edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.



