Emisar Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.
Lajcak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.
Glad to start my day by meeting with Kosovo’s PM @albinkurti at #MSC2022, where we first met two years ago. We had a detailed and concrete discussion on next steps in the Dialogue on normalisation with Serbia ahead of Tuesday’s meetings with the Chief negotiators of both Parties. pic.twitter.com/hnIWxyhkBS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 19, 2022
Për takimin me Lajçak shkroi edhe kryeministri Kurti.
Kryeministri tha informoi Lajçakun, me mbarëvajtjen e reformave të nisura në ekonomi edhe në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, e për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.
Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.


