Sporti

Di Marzio: Zidane dhe Pochettino janë dy emrat e tjerë që mund ta drejtojnë Chelsean

09/07/2022 12:04
nga:Mergim Rreci

Chelsea tashmë është në kërkim të një trajneri të ri.

Graham Potter ishte emri i parë që shihej si më favoriti për ta marrë drejtimin e kësaj skuadre, por tashmë duket se ka edhe dy emra të tjerë, emra këta të dëshmuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Muricio Pochettino dhe Zinedine Zidane raportohet se janë poashtu interes i klubit, me Di Marzion që thotë se mund të ketë një marrëveshje me njërin prej tyre.