Sporti

Di Marzio: Mbappe arrinë marrëveshje me Realin – zbulon detajet e kontratës

04/11/2022 23:49
nga:E K

Mbappe është kryetema e kohëve të fundit të mediave sportive.

E ardhmja e yllit francez është ende e paqartë, kurse raportimet e largimit të tij nga PSG vazhdojnë të shtohen dita ditës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i njohur italian, Di Marzio ka raportuar se skuadra spanjolle tashmë ka arritur marrëveshje verbale me anësorin e PSG.

Sipas asaj që raporton italiani, Mbappe ka rënë dakord për një kontratë 5 vjeçare ku do përfitojë 50 milionë euro në vit dhe 100 milionë euro bonus transferimi
(bonus që do nënshkruajë kontratë).

/GazetaBlic Sport/