Sporti

Di Marzio: Ka marrë fund, Haland ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën

12/27/2021 16:36
nga:Lorik J

Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se sulmuesi i Borussia-s, Erling Haland ka vendosur të shkojë te Reali.

Di Marzio pretendon se Haaland zgjodhi mes Premierligës angleze dhe La Ligas dhe se ai zgjodhi këtë të fundit, sepse beson se i përshtatet më mirë stilit të tij të lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

Për 21-vjeçarin norvegjez, janë interesuar Reali dhe Barcelona, dhe zgjedhja e Haaland preferon klubin madrilen.

“Ai i ka kërkuar tashmë agjentit të tij që të rregullojë gjithçka për Real”, ka raportuar gazetari italian.

Haland mund të largohet nga Borussia për 75 milionë euro verën e ardhshme. Ai fiton rreth tetë milionë euro në vit në Dortmund, ndërsa pritet të fitojë dy herë më shumë në Madrid.

/GazetaBlic Sport