Sporti

Di Marzio jep detaje pas takimit Tuchel-Lukaku

01/04/2022 09:20
nga:Lorik J

Gianluca Di Marzio pretendon se Chelsea dhe Romelu Lukaku kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Trajneri Thomas Tuchel dhe sulmuesi belg janë takuar pas ndeshjes mes Chelsea dhe Liverpool (2:2) dhe kanë biseduar hapur, përcjell GazetaBlic Sport.

Nuk ka më probleme për Tuchelin dhe ai tejkaloi deklaratën e Lukakut në të cilën futbollisti tha se nuk ishte i kënaqur me situatën në klub dhe sistemin e përdorur nga trajneri.

“Ai është lojtari ynë dhe ka gjithmonë një mënyrë për të zgjidhur gjithçka”, tha Tuchel.

/GazetaBlic Sport