Angel Di Maria me shumë gjasë do të largohet nga Paris Saint Germain gjatë merkatos së verës.
Anësori argjentinas, Angel Di Maria pritet të jetë nga largimet e para prej PSG, në merkaton e ardhshme.
Sipas raportimeve të ‘AS’, lojtari preferon të kthehet në Superligën e Portugalisë, te skuadra e Benfica.
Benfica ishte skuadra nga e cila Di Maria bëri hapin e madh në futbollin evropian.
Situata e krijuar së fundmi te PSG pas eliminimit nga Champions League me gjasë ka afektuar edhe Di Marian.


