Sporti

Di Maria preferon kalimin tek Barcelona, drejtuesit e Juventusit të lodhur nga vonesa e përgjigjes së argjentinasit

06/25/2022 16:11
nga:Mergim Rreci

Juventusi i paraqiti propozimin përfundimtar në drejtim të Angel Di María-s, por argjentinasi ende nuk ka rënë dakord, madje ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgjigjur.

Sipas faqes së internetit Goal Italia, lojtari, i cili ndodhet me pushime në Ibiza, është në pritje të një vendimi nga Barcelona, ​​pasi i ka lindur shansi për t’iu bashkuar katalanasve, përcjell GazetaBlic Sport.

Juventusi i ofroi 34-vjeçarit Di María një kontratë njëvjeçare, me opsion për një sezon tjetër, në të cilin lojtari do të merrte shtatë milionë euro në sezon.

Situata delikate e Barcelonës do të thotë që klubi duhet të fitojë para në mënyrë që të mund të shpenzojë, kështu që kjo është një lojë durimi dhe Juventusi madje mund të heqë dorë.

/GazetaBlic Sport/