Angel Di Maria, i cili është shumë i lidhur me një kalim te Juventusi, falënderoi bashkëlojtarët e tij përpara ndeshjes së tij të fundit për Paris Saint-Germain.
Anësori 34-vjeçar argjentinas do të largohet nga gjiganti francez pas shtatë vitesh këtë verë kur i skadon kontrata, duke e detyruar atë të gjejë një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai nuk është gati të përfundojë karrierën e tij evropiane për klube dhe ai ka qenë në bisedime me Juventusin përpara një lëvizjeje të mundshme në verë.
Në faqen e tij në Instagram sot, Di Maria ka postuar një foto të gjithë skuadrës së PSG-së në terrenin e tyre stërvitor, duke i falenderuar me dashuri. Ai ka qenë rregullisht një nga lojtarët sulmues më të rëndësishëm të skuadrës franceze.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht në bisedime me Juventusin për një marrëveshje një ose dyvjeçare, por fillimisht ai do të duhet të bëjë paraqitjen e tij të fundit në PSG, e cila do të vijë në ndeshjen e nesërme në ligë kundër Metz.
View this post on Instagram


