Ángel Di María i ka dhënë lamtumirën kombëtares argjentinase pas fitores së Kupës së Amerikës. Ai u largua i përlotur pas 117 minutash lojë, me rezultatin 1-0 ndaj Kolumbisë, por në zonën e intervistave të shpejta ishte një njeri më i qetë.
“Ishte e shkruar, kështu ishte. Kam ëndërruar për këtë, se do të arrijmë në finale dhe se do të fitojmë. Unë nuk e di çfarë të them. Ka shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit!” tha “Fideo”.
Suksesi i fundit i skuadrës bardhekaltër nuk e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të futbollistit:
“Duket e lehtë, por është shumë e vështirë. Unë kam jetuar në anën tjetër për 11 vjet dhe ne duhet të insistojmë. Ne donim t’u jepnim këtyre të rinjve më shumë trofe më parë, por nuk ishte e mundur dhe ne duhej të vazhdonim të luftonim, të këmbëngulnim dhe ia dolëm.”
Lidhur me mikun e tij Lionel Messi, Di María shpreh keqardhje për mënyrën se si shkoi finalja për kapitenin.
“Unë nuk jam i lumtur me mënyrën se si u largua nga fusha, me atë që i ndodhi kyçit të këmbës së tij, por për fat ne mundëm t’i jepnim atij këtë gëzim.”


