Teksa Argjentina po përgatit ndeshjen miqësore kundër El Salvadorit, që do të zhvillohet më datë 23, në tokën amerikane, Di Maria dha një intervistë për ESPN, ku ndër të tjera tha se nëse kombëtarja e tij nuk do të kishte fituar finalen e Kupa e Botës, ai ndoshta do të ishte pensionuar
“Sa herë që vij këtu është një gëzim i madh. Duke veshur këtë fanellë, e cila është gjithmonë e pranishme, dhe duke qenë këtu për kaq shumë vite. Është diçka shumë e bukur dhe përpiqem të jetoj çdo moment që jam këtu”, tha magjistari argjentinas.
“Pas asaj që ndodhi me Kupën e Botës, mendova se tani është koha për të vazhduar të shijoj, pas kaq shumë vitesh në të cilat pata një kohë të vështirë, në të cilën vuajta, në të cilat gjërat nuk shkuan mirë. Ky është një moment për t’u shijuar pas të gjithë trofeve të fituara, pas kualifikimeve, mundësia për të qenë atje, për të shijuar, më bëri të dëshiroj të vazhdoj edhe pak dhe i fundit është Copa América. Është i fundit kompeticion, ndaj po përpiqem ta shijoj”.
“Ka shumë lojtarë të rinj pas meje me një të ardhme të shkëlqyer, me mundësi për t’i dhënë kombëtares shumë gjëra të mira. Dhe mendoj se është koha e duhur, pasi kam fituar gjithçka dhe një Copa América, karriera ime me kombëtaren është perfekte”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport