Angel Di Maria ishte shumë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Meksikës.
Kombëtarja e Argjentinës triumfoi me rezultat 2 me 0 dhe tashmë ka gjasa shumë të mira për të kaluar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.
“Më në fund arritëm t’u jepnim gëzim mbështetësve tanë dhe familjeve tona. Ndeshja e parë nuk shkoi siç donim, sot luajtëm një lojë të shkëlqyer kundër një kundërshtari të madh. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, duke u përpjekur të japim gjithçka”, tha Di Maria.
/GazetaBlic Sport/