Sporti

Di Maria: Ndeshjet janë shumë fizike këtu në Itali, Napoli luajti me stil evropian

05/10/2023 19:02
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria ka qenë padyshim një nga futbollistët më të mirë te Juventusi i këtij sezoni, teksa në prag të ndeshjes me Sevillan në Europa League, ka rrëfyer edhe vitin e tij të parë në Itali.

Argjentinasi ka komentuar mënyrën se si luhet në Itali, teksa ka shtuar se Napoli ia doli të fitojë titullin, pikërisht duke u sjellë si skuadër europiane.

“Në Itali, ndeshjet janë shumë fizike, me duele të forta në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpeshta. Te Napoli pashë diçka ndryshe, arsyeja se përse ata fituan ishte mënyra e lojës që ata kishin zgjedhur. Ndryshe nga ekipet në Itali, Napoli zgjodhi një stil më europian. Me atë çfarë kam parë, ata zotëronin topin në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Atë lojë e kam praktikuar 7 vite te PSG. Në Itali, ajo që më lodh më së shumti janë kundërsulmet, por kam punuar për këtë pjesë dhe jam përmirësuar”, u shpreh argjentinasi.

Mbyll kështu deklaratën Angel Di Maria, i cili me Juventusin këtë sezon ka shënuar 4 gola në kampionat dhe 4 asistime, ndërkohë që në Europa League, argjentinasi ka shënuar 4 gola.