Sporti

Di Maria mund të pensionohet nga Argjentina

03/26/2022 16:37
nga:E K

Mesfushori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria mund të pensionohet nga Argjentina.

Pas fitores së Argjentinës 3:0 ndaj Venezuelës, protagonisti i ndeshjes me një gol dhe një asistim, Di Maria, falënderoi tifozët për përkrahjen.

Ai gjithashtu njoftoi se ndeshja ndaj Venezuelës në shtëpi, për Argjentinën mund të jetë e fundit për lojtarin.

“Më duhet të iu falënderoj për dashurinë e madhe që ma keni dhuruar. Ishte ndoshta ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë dhe të thuash që ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim”.

“Faleminderit, faleminderit dhe një mijë herë faleminderit”, tha Di Maria.

Në 121 paraqitje për kombëtaren ‘El Fideo’ ka shënuar 24 gola.