Shtypi argjentinas garanton se Angel Di Maria do të jetë tërhequr me synimin për t’u larguar nga kombëtarja, pas fitores në Botërorin e Katarit.
Sipas TyC, anësori i talentuar 34-vjeçar do të rikthehet për ndeshjet e ardhshme, kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe Copa America 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Di Maria fillimisht mendoi se kishte ardhur koha për t’i lënë vend brezit të ardhshëm, por fitimi i Kupës së Botës e bëri të vendoste se donte të vazhdonte të mbante fanellën e Argjentinës.
Anësori debutoi me kombëtaren në vitin 2009, kur trajner ishte Diego Armando Maradona dhe ka luajtur 129 ndeshje, 28 gola dhe 29 asistime.
/GazetaBlic Sport/


