Sporti

Di Maria kërkon Kupën e Italisë dhe Europa League me Juventusin

03/10/2023 08:30
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria, i cili shënoi golin e vetëm në duelin e Juventusit me Freiburg (1-0), për Ligën e Evropës, pranoi se ishte shumë i kënaqur që ishte vendimtar në këtë takim.

“Jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj deri në fund të sezonit. Ne do të bëjmë më të mirën për të fituar Ligën e Evropës, që është një nga synimet tona, ashtu si Kupa e Italisë. Ne do të përpiqemi të fitojmë të dy trofetë”, tha anësori argjentinas, duke folur për Sky Sport, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja kundër Freiburg la gjurmë te Di Maria: “Ndjeva dhimbje. Është një lodhje normale pas kaq shumë ndeshjeve, por gjëja më e rëndësishme ishte që ne punuam shumë për të siguruar fitoren”.

Argjentinasi është në fund të kontratës: “Po flasim. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndjej mbështetjen e tifozëve”.

/GazetaBlic Sport/