Sporti

Di Maria kërcënohet përsëri nga kriminelët

05/30/2024 22:07
nga:E K

Angel Di Maria nuk ia del të shpëtojë nga kërcënimet e bandave të organizuara në Rosario të Argjentinës, vendlindja e sulmuesit 36-vjeçar. Së fundmi, disa banditë sulmuan një pikë karburanti dhe pas disa të shtënave lanë një shënim; “Di Maria po të presim, kjo është për popullin e Rosarios”.

Kujtojmë se ky është kërcënimi i dytë në muajt e fundit, pasi më herët në mars, Di Maria mori një kërcënim edhe më të drejtpërdrejtë, me kriminelët që hodhën një shënim në derën e shtëpisë të prindërve të lojtarit me kërkesën që Di Maria të mos kthehej më kurrë në vendlindje pasi përndryshe do t’i vrisnin një prej familjarëve.

Kështu, sulmuesi 36-vjeçar është në një moment shumë të vështirë teksa kishte planifikuar që ditët e fundit të karrierës t’i kalonte në Rosario me këtë skenar që tashmë vështirë të realizohet. Di Maria pritet që tashmë të arrijë një marrëveshje me Inter Miamin, skuadër ku aktivizohet miku i tij, Lionel Messi.