Angel Di Maria u la jashtë skuadrës së trajnerit Lionel Scaloni për ndeshjet e tetorit të Argjentinës, e cila do të presë Paraguajin më 13 dhe më pas do të udhëtojë në Peru më 18 tetor; të dyja sfidat në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.
Benfica kishte njoftuar, më 30 shtator, thirrjen e anësorit 35-vjeçar, por Di María humbet këtë udhëtim të dyfishtë me shumë gjasa sepse po rikuperohet nga dëmtimi i muskujve në kofshën e majtë të pësuar të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
I pranishëm në listë është edhe Lionel Messi, i cili mungoi në 4 ndeshjet e fundit të Inter Miamit.
#SelecciónMayor Lista de convocados ?? para los próximos encuentros ante Paraguay y Perú, correspondientes a la Fecha FIFA de Eliminatorias. pic.twitter.com/W5pReELCAK
— ?? Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) October 5, 2023


