Kupa e Botës 2022

Di Maria i gatshëm të luajë që nga minuta e parë në finalen e “Katar 2022”

12/15/2022 18:05
nga:E K

Angel Di Maria është gati të rimarrë atë që fati ia hoqi tetë vjet më parë.

Playmakeri i Juventusit humbi finalen kundër Gjermanisë për shkak të një dëmtimi, por këtë herë do të jetë në lojë dhe mund të luajë nga minuta e parë kundër Francës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas TyC Sports, në fakt, ka shumë të ngjarë që Di Maria të dalë në fushë në treshe me Lionel Messin dhe Julian Alvarez, pavarësisht shqetësimit muskulor që akuzoi ndaj Polonisë.

Di Maria pritet të zëvendësojë Leandro Paredes.

/GazetaBlic Sport/