Sporti

Di Maria e bën tatuazh trofeun e Kupës së Botës

12/23/2022 20:52
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria do të rikthehet në Juventus i rigjallëruar pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës dhe me një tatuazh të madh të trofeut.

34-vjeçari argjentinas po përfundon pushimet pas vizitës së tij në Katar, por ai vendosi të shkojë për të bërë një tatuazh të madh të Kupës së Botës në kofshën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.