Showtime

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

04/24/2024 19:02
nga:G C

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic.

“Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re.


Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë  e saj ishte bërë virale në TikTok.

“Sheqer” nga Dhurata Dora veç ka nisur të jetë hiti i kësaj vere, kjo dukshëm vërehet në shikueshmërinë që ka arritur kënga ende pa u bërë 24 orë nga lansimi.

Ndryshe, Dhurata Dora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, fama e së cilës ka depërtuar jashtë trojeve shqiptare.

Ajo për vite me radhë ka arritur të dëshmojë se ka talent, duke sjell kështu një sërë projektesh e bashkëpunime. /GazetaBlic/