Showtime

Dhurata Dora ka një arsye të veçantë për të festuar

12/24/2021 16:20
nga:G C

Para dy ditësh, Dhurata Dora publikoi këngën e saj të re që quhet “Criminal” realizuar nga Panda Music.

Veç suksesit për klikimet brenda pak orësh, këngëtarja që ka thyer rekorde feston sot ditëlindjen.

Ajo mbush sot plot 29 vjet.

Gjatë viteve të fundit, artistja numëron suksese të jashtëzakonshme sa i përket karrierës muzikore, kujtojmë këtu bashkëpunimin me Soolking, që sot në YouTube numëron miliona klikime.