Lajme

Dhunonte gruan e fëmijët dhe i kërcënonte me vdekje, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

01/27/2024 11:26
nga:Sh R

Një 50-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e fëmijëve të tij si dhe i kërcënonte vazhdimisht me jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Shkozë dhe në momentet para arrestimit 50-vjeçari po kanoste me thikë bashkëshorten e tij.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postimi i plotë: