Lajme

Dhunohet një vajzë në Prishtinë, babai e raporton rastin në polici

09/15/2022 09:45
nga:Genita C

Babai nga Prishtina ka raportuar në polici se vajza e tij është dhunuar seksualisht nga një person, të martën e 12 shtatorit.

Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.