Një grua nga Gjilani ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunimit nga një i dyshuar.
E njëjta ka raportuar në polici se rasti ka ndodhur gjatë muajit mars.
Ajo ka deklaruar se dhunimi ka ndodhur konkretisht para tri javësh në banesën e saj.
Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social. Policia ka filluar hetimet për këtë rast.