Lajme

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë

09/24/2024 08:56
nga:Y I

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person në Fushë Kosovë nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 23.09.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte dhunuar seksualisht të miturën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.