Lajme

Dhunohet nga ish-bashkëshorti, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

02/15/2024 08:38
nga:G C

Një grua në Vushtrri dyshohet se nën kërcënimin e armës nga ish-bashkëshorti i saj është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.