Lajme

Dhunohen seksualisht dy gra në Kaçanik

01/31/2025 10:12
nga:N K

Dy gra në Kaçanik kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga një burrë, shkruan GazetaBlic.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.