Lajme

Dhunimi i avokatit të Berishës, shoqërohen nga Policia 2 persona

05/29/2024 18:02
nga:Y I

Dy persona janë shoqëruar nga Policia në Komisariat, pasi dyshohet se janë të përfshirë në dhunimin e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit, paraditen e sotme.

Avokati u dhunua paraditen e sotme nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut, pak çaste pasi ai kishte lënë djalin në kopsht.

Dyshohet se pas këtij akti dhune qëndron një çështje pronësie, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Mëngjesi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura të rënda në kokë dhe trup.