Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjtën në qytetin e Istogut, ku dyshohet se një 13-vjeçare është dhunuar nga një burrë 53-vjeçar në një motel në Istog.
Avokati, Nazim Mehmeti, vlerëson se dukuria e dhunimit tek të miturit është shqetësuese dhe është shpeshtuar.
Mehmeti, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se nëse të dyshuarit i vërtetohet fajësia nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet, njofton Dukagjini.
“Është një dukuri shumë e rëndë në aspektin e shoqërisë tonë teksa jemi duke jetuar në një periudhë kohore ku kjo dukuri janë shpeshtuar sidomos ndaj të miturve – bëhet fjalë për një fëmijë jo më e madhe se 14 vjeç që është dhunuar nga një burrë i moshës madhore. Vepra është edhe më e rëndë pasi bëhet fjalë për një fëmijë e jo një të mitur – kryesi dënohet jo më pak se 10 vjet dhe plotësohen kushtet që të dënohet deri në 25 vjet nëse vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të plotfuqishëm”, u shpreh Mehmeti.
“Për faktin që ka shkuar në një motel me një të mitur, natyra e veprës është e rëndë pasi e ka joshur e nxitur por këtë do ta përcaktojnë organet e rendit”, u shpreh Mehmeti.


