Lajme

Dhunimi i 11 vjeçares, Krasniqi: Akt bizar dhe çnjerëzor, dhunuesit në burg!

08/29/2022 19:03
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka quajtur akt barbar dhe çnjerëzor dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë nga 54 meshkuj, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se dhunuesit duhet të marrin dënimin e merituar nga ana e drejtësisë dhe veprimet e tilla nuk duhet të kenë vend asnjëherë në shoqërinë tonë.

Postimi i saj i plotë:

Rasti i 11 vjeçares në Prishtinë, është akt bizar dhe çnjerëzor. Dhunuesit duhet të marrin dënimin e merituar nga ana e drejtësisë. Veprimet e tilla nuk duhet të kenë vend asnjëherë në shoqërinë tonë. Fatkeqësisht, nuk janë të rralla rastet kur raportohen për dhunë e kërcënime ndaj vajzave dhe grave nga ana e burrave.

Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim më të mirë në familje, shoqëri e shtet.

Dhunuesit në burg!