Sporti

Dhunë në Fushë-Krujë, dy lojtarët e Skënderbeut me të çara në fytyrë

12/03/2025 13:44
nga:Lorik J

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Fushë – Krujë para duelit Iliria – Skëndebreut. Futbollistët vendas kanë sulmmuar lojtarët miq dhe trajnerin Ernest Gjoka në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Redi Maloku”.

Klubi i Skënderbeut deklaroi pak minuta më parë se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë. Nga kjo dhunë e ushtruar ndaj lojtarëve korçarë ka patur edhe dëmtime.

Nga foto e siguruara shihen dy nga futbollistët e Skënderbeut që kanë pësuar dëmtime në fytyrë. Lojtarët nga skuadra e Skënderbeut që u sulmuan janë Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata.