Lajme

Dhunë në familje në Prishtinë, vëlla e motër sulmohen nga prindi i tyre

12/24/2024 09:36
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se vëlla e motër, kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre, shkruan GazetaBlic.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit, djali ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.