Lajme

“Dhunë, gjak, logjikë e mbrapshtë” – Ziadin Sela pas dhunës që shpërtheu më 27 prill 2017

02/29/2024 22:34
nga:Sh R

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka komentuar i zhgënjyer pamjet e dhunës që ndodhi në Maqedoninë e Veriut më 27 prill të vitit 2017.

Ai ka kujtuar vështirësitë për arritjet politike.

“Shqiptarët si gjithandej nuk i kanë arritur me lehtësi arritjet politike, ashtu siç në Kosovë nuk është arritur me lehtësi dhe pa vuajtje Pavarësisa e Kosovës, edhe në Maqedoni nuk janë arritë me lehtësi ato që kemi pasë interesa strategjike si shqiptarë, dhe unë nuk besoj se do të arrihet me lehtësi as në të ardhmen.”

Tutje Sela në Politiko në Kanal10 ka thënë se nuk ishte i vetmi që e përjetoj këtë më 27 prill.

“Akoma më tragjike janë rastet e fëmijëve shqiptarë që rriheshin nëpër autobusë duke u kthyer ose duke shkuar në shkollë. Ose ndejat që kanë bërë shqiptarët, dalë të gjakosur e malltretuar nga ana e huliganëve por ajo që ka qenë më shqetësuesë është mugesa e reagimeve nga institucionet shtetërore.”