Lajme

Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve

03/28/2024 10:11
nga:N K

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve. Tre prej rasteve janë në Prishtinë, ndërkaq dy të tjera, në Fushë Kosovë.

Përveç rastit të parë ku një grua ka njoftuar policinë se u sulmua nga një familjare, në rastet e tjera, gratë kanë njoftuar dhunë nga burrat.

Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.

Prishtinë /27.03.2024 17:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur atë. Rasti ne procedure hetimore, kurse i dyshuari ne kërkim policor.

Prishtinë /27.03.2024 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune ndaj saj. Lidhur me rastin po zhvillohen veprime hetimore, i dyshuari ne kërkim policor.

Fushë Kosovë/27.03.2024 18:00. Viktima femër kosovare raporton se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes rasti vazhdon ne procedure hetimore.

Fushë Kosovë /27.03.2024 16:00. Viktima femër kosovare raporton ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit lirohet ne procedurë te rregullt.