Dhuna në familje vazhdon të jetë shumë prezente në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.
Rastet janë në Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Klinë, Gjakovë e Malishevë.
“Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Lipjan, një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull.
“Lipjan / 03.08.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Një e dyshuar është arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi.
“Obiliq / 03.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.
E, në Klinë një mashkull dhe një femër janë fjalosur e goditur mes vete.
“Klinë / 03.08.2025 – 15:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje një mashkull dhe një femër kosovare janë fjalosur dhe janë goditur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporto.
Ndërsa në Pejë, një femër është rrahur nga një mashkull, i cili është në kërkim nga policia.
“Pejë / 03.08.2025 – 19:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”.
Edhe në Gjakovë një grua është sulmuar nga një burrë.
“Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa në Malishevë, një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë psikike ndaj familjarëve.
“Malishevë / 03.08.2025 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ju shkakton dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Blic/


