Lajme

‘Dhuna në familje’ – Avokati, Skënder Musa: Femrat janë ato që tërhiqen nga ndjekja penale

04/16/2024 15:56
nga:N K

Avokati Skender Musa në Speciale në Kanal10 ka komentuar vrasjen makabre të gruas nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Ai ka thënë se femrat janë ato që tërhiqen shumicën e rasteve nga ndjekja penale dhe pajtohen me bashkëshortin.

“Zakonisht dhuna në familje janë pikërisht vet femrat ato që tërhiqen nga ndjekja penale, pajtohen me bashkëshortin dhe pastaj në një farë forme organi i akuzës dhe gjyqtarët mbesin pa objekt të akuzës pra pa palë të dëmtuar dhe në këtë rast Gjykata shkon në rrethana lehtësuese me denime minimale”, tha ai në Kanal10.

Ai ka shtuar se shqiptimi i denimit minimal ka ndodhur në 2022 se në vitin e fundit sipas tij nuk ka denim kaq të ulët.