Sportisti amerikan, Alex Harvill ka vdekur derisa po praktikonte një kërcim rekord me motor.
Harvill ishte vetëm 28-vjeçar, jetonte në Uashington dhe së fundmi ka qenë duke u stërvitur për ta thyer një rekord, shkruan FrontOnline.
Sidoqoftë, kërcimi i tij përfundoi tragjikisht pasi Harvill goditi majën e kodrës, ku ai supozonte të ulej pas kërcimit.
Aksidenti ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Grand Countyt.
Harvill u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

