Lajme

DHTIK e Ambasada amerikane diskutuan për bashkëpunim ekonomik

11/19/2025 09:30
nga:N K

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, u pritën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zyrtarja komerciale, Rama Muhammed.

Në një komunikatë për medie DHTIK njofton se gjatë takimit, kryetari Krasniqi prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga ky institucion në përkrahje të bizneseve dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

“Drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit përbëjnë një sinjal shqetësues për klimën e biznesit në vend”, thuhet në komunikatë.

Nga ana e saj, Muhammed falënderoi drejtuesit e DHTIK-së për informacionet mbi situatën aktuale ekonomike dhe sfidat e bizneseve.