Lajme

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për Ndërmarrjen Ndërtimore “Ndërtimtari”- Drenas/Gllogoc

08/03/2022 17:30
nga:G B

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar Aktvendimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:

MIT164 Ndërmarrja Ndërtimore “Ndërtimtari” me seli në Drenas/Gllogoc

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovimin e Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për MIT164 Ndërmarrja Ndërtimore “Ndërtimtari” në Drenas, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-22-0215) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së, numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 40 NSH/KB/Asete.

Raporti Përfundimtar është postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit:

www.pak-ks.org

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

FUND